Balla thirrje bordit të RTSH: Anuloni kontratën për blerjen e ndeshjeve të Champions, futbolli është luks. 1.8 mln € janë shpenzim i tepruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Balla thirrje bordit të RTSH: Anuloni kontratën për blerjen e ndeshjeve të Champions, futbolli është luks. 1.8 mln € janë shpenzim i tepruar

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla është shprehur kundër vendimit të RTSH-së për blerje të drejtën e trasmetimit të 18 ndeshjeve të Champions League.

Balla tha se nuk është dakord që të televizoni publik të blejë ndeshjet me një vlerë 1.8 milionë Euro.

Për deputetin e PS, këto para duhet të ishin përdorur për të fuqizuar sinjalin, pasi ndeshjet e futbollit janë luks.

Nuk e di pse duhet të harxhojë 1.8 milionë Euro televizoni publik që të blejë Champions League, ndeshjet janë në sektorin e luksit.

Advertisement

Qytetarët mund të jetojnë pa parë ndeshjet e Champions League, por them se do jetonin edhe më parë pa i parë.

Këto para mund t’i kishit përdorur për të blerë pajisje për të fuqizuar sinjalin e transmetimit. Nuk e kuptoj si mund të shpenzohen kaq shumë para për të blerë ndeshjet”, u shpreh ndër të tjera Balla teksa kërkoi dhe anulimin e kontratës, pasi nuk i bën nder televizionit publik.

RTSH ka blerë të drejtën e transmetimit të 18 ndeshje në vit të Champions League, nga të cilat do të transmetojë një ndeshje në javë.

(TemA)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy