Cameron: Izraeli ka vendosur t’i përgjigjet sulmeve të Iranit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Cameron: Izraeli ka vendosur t’i përgjigjet sulmeve të Iranit

Situata mes Izraelit dhe Iranit vijon të mbetet shqetësuese, dhe askush nuk ka siguri se çfarë mund të ndodh mes dy vendeve ditët në vijim, pas të shtunës që lamë pas.

Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron, e ka lexuar heshtjen e ditëve të fundit të Izraelit si një vendim për t’iu përgjigjur raketave balistike që lëshoi Irani.

Në një deklaratë të fundity Cameron ka deklaruar se Izraeli kishte marrë një vendim për t’iu përgjigjur sulmit iranian me dronë dhe raketa balistike që ndodhi gjatë fundjavës.

Megjithatë, ai theksoi se shpreson që kjo të bëhet në mënyrë që të minimizohet përshkallëzimi i konfliktit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy