Çfarë ka ndodhur? COVID-i zhduku gripin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pandemia e COVID-19 ndryshoi shumë gjëra, por duket se zhduku edhe gripin. Falë masave shtrënguese, është ulur qarkullimi i infeksioneve të tjera të frymëmarrjes.

Gjatë sezonit 2020-20

21, një total prej 6,818 mostra klinike u morën dhe u analizuan nga laboratorë të ndryshëm nga Instituti i Shëndetit Publik në Itali.

Advertisement

Midis tyre, asnjë nuk rezultoi pozitiv për virusin e gripit. Kurse 1,470 rezultuan pozitivë për Sars-CoV2. Të dhënat e paraqitura nga mjekët tregojnë se vitin e kaluar, nga gripi u sëmurën 5 milionë njerëz më shumë sesa sezoni aktual.

 “Vjeshtën e kaluar pritej një sezon i vështirë për shkak se qarkullonte edhe virusi Sars-CoV-2, bashkë me gripin. Por në vend të kësaj, për herë të parë në 20 vitet e fundit, nuk kemi epidemi gripi. Kjo sëmundje, e cila prek mesatarisht 5-6 milionë italianë çdo vit dhe shkakton thuajse 10.000 vdekje çdo dimër, thjesht është zhdukur”, tha Antonino Bella, ekspert i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në shtetin fqinj.  

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy