Del video e vrasjes së ambasadorit italian

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Del video e vrasjes së ambasadorit italian

Dalin disa nga pamjet e sulmit ku mbeti i vrarë ambasadori italian në Kongo, Luca Attanasio.

 

Në video shihen njerëzit që vrapojnë për t’i shpëtuar breshërisë së plumbave.

 

Advertisement

Grupet e armatosura ekstremiste, që veprojnë në zonën, e cila kufizohet me Parkun Virunga, shpesh veshin uniforma ushtarake për të krijuar konfuzion.

 

Një ditë më parë diplomati italian po udhëtonte me karvanin e ndihmave ushqimore të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, kur u sulmuar nga disa persona.

 

Advertisement

Ambasadori u dërgua me urgjencë në spital, por ai nuk arriti t’u mbijetojë plagëve. Ndërkohë i vrarë mbeti edhe polici që e shoqëronte.

 

Sipas zyrtarëve të Republikës Demokratike të Kongos, sulmi besohet të ketë qenë një përpjekje rrëmbimi.

 

Advertisement

VIDEO E SULMIT:

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy