Dy doza nuk sigurojnë mjaftueshëm imunitet, Pfizer pritet të miratojë dozën e tretë për fëmijët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dy doza nuk sigurojnë mjaftueshëm imunitet, Pfizer pritet të miratojë dozën e tretë për fëmijët

 

Sipas një njoftimi të Pfizer, në testet e kryera te fëmijët e moshës 2-5 vjeç vaksina nuk ka siguruar imunitetin që pritej. Kompania gjithashtu shtoi se do të shtonte edhe një dozë të tretë në testime, për të gjithë fëmijët e moshës 2 deri në 5 vjeç, për të kuptuar se si funksionon vaksina.

Të dhënat treguan se dy doza të vaksinës nuk prodhuan mjaftueshëm imunitet për grupmoshën 2-5 vjeç, por vetëm për foshnjat deri në 2 vjeç.  Pfizer reduktoi gjithashtu madhësinë e dozës për fëmijët. Për grupmoshën  mbi 12 vjeç, doza është 30 mikrogramë, ndërsa për fëmijët 5 deri në 11 vjeç në 10 mikrogramë dhe në 3 mikrogramë për fëmijët më të vegjël.

Testet e hershme kishin treguar se kjo dozë e vogël do të prodhonte një përgjigje të fortë imune tek fëmijët dhe do të minimizonte rrezikun e efekteve anësore. Por të dhënat e përkohshme,  tregojnë se ky regjim i dozës së vogël nuk prodhoi përgjigjen e pritur imune tek fëmijët 2 deri në 5 vjeç.

Advertisement

Këto ndryshime do të vonojnë miratimin e autorizimit për përdorimin e vaksinës tek më të rinjtë, tha Dr. Anthony Fauci për CNN.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy