EMRI/ U arratis nga Italia dhe mori mbiemrin e gruas pas martesës, arrestohet në kufirin italiano-slloven shqiptari i shpallur në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
EMRI/ U arratis nga Italia dhe mori mbiemrin e gruas pas martesës, arrestohet në kufirin italiano-slloven shqiptari i shpallur në kërkim

Një 40-vjeçar shqiptar, i cili ndodhej në arrati prej tre vitesh ëshhtë arrestuar në kufirin mes Sllovenisë dhe Italisë

Hektor Shala kishte marrë mbiemrin e gruas për t’i shpëtuar arrestimit, bëjnë me dije mediet italiane.

Shala, banues në Castelletto Sopra Ticino, kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” gjatë vuajtjes së dënimit për një grabitje në postën e Meinës, e ndodhur në vitin 2013.

Ai ishte në kërkim për tre vjet pasi ishte dënuar me një vit e tetë muaj për krimin e kryer në provincën e Novarës dhjetë vjet më parë.

Advertisement

40-vjeçari, me precedentë penalë, ishte kthyer në vendlindje ku ishte martuar për t’i shpëtuar kontrolleve dhe kishte marrë mbiemrin e gruas. Prandaj mbiemri i gruas figuronte në dokumente. Kështu Shala mendoi se mund të kthehej lehtësisht në Itali duke pasur një identitet të ri.

Por, policia e ndaloi dhe pas identifikimit në kazermë, u arrestua dhe u dërgua në burgun e Triestes. /vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy