Erdogan: “Asgjë nuk i justifikon dot krimet kundër njerëzimit përgjatë një muaji në Gaza”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Erdogan: “Asgjë nuk i justifikon dot krimet kundër njerëzimit përgjatë një muaji në Gaza”

“Asgjë nuk mund të justifikojë  këtë brutalitet që kemi dëshmuar se po ndodh prej dates 7 tetor. Krimet kundër njerëzimit janë kryer në Gaza për saktësisht 28 ditë.”

 

 Kështu deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në një konferencë në Astana të Kazakistanit, me rastin e samitit të shteteve turke, raporton agjencia Anadolu.

 

Erdogan perseriti thirrjen për një armëpushim dhe përsëriti propozimin për një “konferencë ndërkombëtare të paqes” për t’i dhënë fund konfliktit në Izrael dhe Palestinë.

Advertisement

 

 Kreu turk shtoi se deri më tani Ankaraja ka dërguar 10 avionë me ndihma humanitare të destinuara për në Gaza. /tgcom

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy