Escobar: Ballkani i përket BE-së, do ti bindim vendet skeptike për zgjerimin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Escobar: Ballkani i përket BE-së, do ti bindim vendet skeptike për zgjerimin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës insistojnë në anëtarësimin e rajonit në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

Zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Gabriel Escobar, gjatë fjalimit e tij në Forumin e Sigurisë në Beograd theksoi se në bashkëpunim me zyrtarët e Brukselit, do të bindin vendet skeptike se zgjerimi i unionit nuk përbën rrezik.

 

GABRIEL ESCOBAR

Advertisement

ZV.NDIHMES SEKRETAR AMERIKAN I SHTETIT

 

“Duke filluar nga administrata e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, SHBA ka insistuar qe të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të bëhen shpejt pjesë e BE-së. Shumë vende kanë shënuar përparim të madh dhe shpresoj se së bashku me kolegët tanë evropianë do të kemi sukses të bindim anëtarët se ata nuk janë rrezik sa janë mundësi. Çdo shtet që është pjese e unionit, është bërë më demokratik dhe me stabël. Kjo është ajo që në duam për rajonin edhe shpresojmë të ndodhë shpejt.”

 

Advertisement

Një nga sfidat më të mëdha në rajon , sipas diplomatit amerikan, është se shumë politikanë nuk e kanë ndryshuar mënyrën e të menduarit, pasi ende po diskutohen për çështje të viteve 90-të.

 

“Ne kemi nevojë për politikanë të përkushtuar të Bashkimit Evropian, por për fat të keq kjo nuk është gjithmonë kështu. Shohim disa tendenca shqetësuese në përqendrimin e pushtetit në partitë politike dhe koncentrimin e mundësive ekonomike te njerëzit që janë të lidhur me paritë politike. Zhgënjimi më i madh mbetet tek fakti që shumë politikanë kanë mbetur mbrapa me çështjet që kanë ndodhur në vitet 90 edhe ata nuk qëndrojnë tek realiteti, që kjo është e ardhmja e Ballkanit Perëndimor. Rajonit i duhen politikanë të hapur për dialog, të cilët do të merren me çështje të shekullit 21 dhe jo me probleme nga e kaluara.”

 

Advertisement

Zyrtari i lartë amerikan mbështeti edhe iniciativën “Ballkani i Hapur”, duke thënë se përfitimet ekonomike janë shumë të mëdha.

 

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin çdo mundësi për integrimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor, qoftë përmes Tregut të Përbashkët Rajonal apo nismës Ballkani i Hapur, pasi përfitimet janë shumë të larta.”

 

Advertisement

Në fund, zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Shtetit deklaroi se rajoni do të mund të llogarisë gjithmonë SHBA-në si partnere.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy