Europa mes zjarreve; nga Spanja në Britani, kontinenti përballet me të nxehtin ekstrem

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Europa mes zjarreve; nga Spanja në Britani, kontinenti përballet me të nxehtin ekstrem

Europa vazhdon të digjet nga zjarret masive që kanë mbërthyer vendet e Mesdheut dhe pjesën qendrore të saj. Në Spanjë zjarrfikësit po luftojnë me flakët, të cilat kanë përfshirë rajonin e Andaluzisë duke shkrumbuar mbi 2 mijë hektarë pyje, teksa temperaturat kanë shkuar deri në 43 grade.

 

Vendi iberik ka shënuar në 5 ditë 360 vdekje, që sipas autoriteteve lidhen me valën e të nxehtit. Këta të fundit kanë këshilluar qytetarët të shmangin daljet.

 

Advertisement

Situata është përkeqësuar edhe në Francë, ndërsa mbi 1200 zjarrfikës dhe disa avionë po punojnë për vendosjen e flakëve nën kontroll. Situata paraqitet më kritike në rajonin e Bordosë dhe Girondës, ku 11 mijë hektarë pyje janë djegur, kurse 16 mijë qytetarë janë evakuuar nga këto zona.

 

Edhe Kroacia, Hungaria dhe ishulli i Kretës në Greqi janë duke u përballur me zjarret.

 

Advertisement

Italia është përfshirë gjithashtu nga një vale e të nxehtit afrikan. Vendi fqinj është duke u përballur me thatësirën më të madhe të 70 viteve të fundit.

 

Temperaturat kanë shënuar rekorde në Britaninë e Madhe duke arritur këtë të hënë në 41 gradë celsius. Qeveria ka shpallur emergjencën kombëtare dhe ka detyruar kompanitë e trenave të anulojnë shërbimet, shkollat ​​të mbyllen herët dhe kanë bërë thirrje që qytetarët të shmangin daljet në kohën e pikut.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy