Goditën për vdekje me thikë adoleshentët, policia: Ishin një grup personash, deri tani janë arrestuar dy veta

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Goditën për vdekje me thikë adoleshentët, policia: Ishin një grup personash, deri tani janë arrestuar dy veta

Dy adoleshentë në Angli të moshave 15 dhe 16 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me thikë.

Paraprakisht mësohet se kanë qenë një grup personash që kanë sulmuar dy adoleshentët dhe më pas i kanë qëlluar për vdekje me thikë dhe më pas u larguan nga vendi i ngjarjes me makinë.

Policia ka nisur hetimet për vrasjen e dy të miturve, teksa në një deklaratë për mediar, tha se oficerët arritën në vendngjarje brenda disa minutave nga telefonata e parë dhe bënë gjithçka që mundën për të ofruar ndihmën e parë.

Viktimat u goditën me thikë dhe u dërguan me autoambulancë në dy spitale, ku fatkeqësisht ndërruan jetë sot në orët e para të mëngjesit. Një 44-vjeçar dhe një djalë 15-vjeçar janë arrestuar dhe ndodhen në paraburgim.

Advertisement

Nuk është bërë ende identifikimi zyrtar i viktimave, ndërsa policia kërkon informacion nga pasagjerët e një autobusi që në momentin e sulmit ndodhej pranë vendit të sulmit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy