Habit inxhineri i kompanisë: Nuk do të lejoja që familje ime të udhëtonte me avionë Boeing 787

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Habit inxhineri i kompanisë: Nuk do të lejoja që familje ime të udhëtonte me avionë Boeing 787

Një inxhinier i kompanisë së avionëve Boeing do të dalë përpara Senatit të SHBA-ve, pasi ka shprehur shqetësimin e tij se avionët e kompanisë mund të shpërthejnë në ajër.

Inxhinieri Sam Salehpour, ka ngritur shqetësime për 787 Dreamliner, shqetësime të cilat u refuzuan nga kompania Boeing.

Në një intervistë për NBC News, inxhinieri shprehu frikën e tij se nëse problemet strukturore nuk analizohen dhe rregullohen, avioni mund të “përplaset në tokë” .

I pyetur nëse do ta vendoste familjen e tij në një nga avionë 787, inxhineri Selafur u përgjigj: ” Për momentin, nuk do ta bëja.”

Advertisement

Kompania është nën vëzhgim nga autoritetet amerikane pas një sërë incidentesh sigurie. Rasti i fundit dera që u hap gjatë një fluturimi në janar, shkruan BBC. 

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) po heton pretendimet e Salehpour, të cilat u raportuan javën e kaluar nga New York Times.

Nga ana e saj, kompania Boeing kundërshtoi pretendimet e inxhinierit.“Pretendimet për integritetin strukturor të 787 janë të pasakta . Çështjet e ngritura i janë nënshtruar një rishikimi rigoroz inxhinierik nën mbikëqyrjen e FAA”.

Kompania shpjegoi gjithashtu se 99% e boshllëqeve janë në nivel standard./vizionplus.tv/ 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy