Hapet në Kiev gjyqi i parë për krime lufte ndaj një ushtari rus

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hapet në Kiev gjyqi i parë për krime lufte ndaj një ushtari rus

Të premten në Kiev u hap gjyqi i parë për krime lufte ndaj një ushtari rus që kur filloi agresioni i Moskës ndaj Ukrainës.

21 vjeçari Vadim Shyshimarin akuzohet për vrasjen e një civili ukrainas 62 vjeçar, duke e qëlluar atë në kokë në fshatin verilindor të Chupakhivka. Ai mund të dënohet deri me burgim të përjetshëm.

Advertisement

Vrasja ndodhi më 28 shkurt, në ditët e para të luftës, kur tanket ruse që përparonin drejt Kiev, u tërhoqën papritur. Shyshimarin, një anëtar i një njësie tankesh, që u kap nga forcat ukrainase, pranoi në një video të publikuar nga Shërbimet ukrainase të Sigurisë se e kishte qëlluar personin.

“Më urdhëruan të qëlloja,” tha Shyshimarin. “Unë hapa zjarr ndaj tij. Ai u rrëzua. Dhe ne vazhduam të iknim”.

Advertisement

Dërgimi i armëve dhe mbështetja ushtarake nga ana e NATO-s në Ukrainë ka qenë kritike në frenimin e pushtimit të Kievit nga forcat ruse. Kremlini ka paralajmëruar sërish se kjo ndihmë mund të çojë në një konflikt të drejtpërdrejtë mes NATO-s dhe Rusisë.

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha të premten se Rusia nuk ka bërë ndonjë përparim të konsiderueshëm pavarësisht nga përqendrimi i forcave të saj në Donbas.

Advertisement

Zyrtarët ushtarakë britanikë thanë se Rusia humbi elementë “të rëndësishëm” të një batalioni me rreth 1000 trupa dhe pajisje që ishin përdorur për të ngritur një urë të improvizuar ndërsa përpiqeshin të kalonin një lumë në perëndim të Severodonjeckut./VOA

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy