I burgosuri vret dy pedofilë: U bëra të gjithëve një nder

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I burgosuri vret dy pedofilë: U bëra të gjithëve një nder

Një i burgosur 41-vjeçar në Kaliforni vrau dy të dënuar në paraburgim për pedofili dhe më pas e deklaroi me krenari veprën e tij në një letër publike.

Vrasjet ndodhën këtë javë në Qendrën e Trajtimit të Abuzimit të Substancave në Kaliforni në Corcoran. I burgosuri quhet Jonathan Ëatson, ndërsa dy viktimat e tij ishin David Bobb, 48 vjeç dhe Graham De Luis-Conti, 62.

Ky i fundit ishte dënuar me burgim të përjetshëm për sulme të rënda seksuale ndaj një fëmije nën moshën 14 vjeç, ndërsa Watson po vuante një dënim të përjetshëm për vrasje të shkallës së parë. Rindërtimi i krimit që ndodhi në burg iu komunikua publikut drejtpërdrejt nga vrasësi Watson, përmes një letre që ai i dërgoi agjencive lokale të lajmeve.

Advertisement

Duke folur hapur për atë që ndodhi në burgun Corcoran, 41-vjeçari shpjegoi se i takoi dy pedofilët menjëherë pas transferimit të tyre në Qendrën e Trajtimit të Abuzimit me Substancat.

Watson pranoi në letër se ai i vrau të burgosurit duke përdorur shkopin e një të burgosuri tjetër. Ishte vetë Ëatson ai i cili ndaloi një roje burgu dhe rrëfeu atë që kishte bërë.

Dy të burgosurit ishin dërguar në spital me dëmtime të rënda në kokë, por Bobb vdiq gjatë transferimit në spital, ndërsa Luis-Conti u shpall i vdekur tre ditë pas sulmit.

Watson në letrën për agjencitë e lajmeve vuri në dukje ” dobinë ” e gjestit të tij për të gjithë komunitetin kalifornian: ” Mendova se do t’u bëja të gjithëve një nder “.

Advertisement

 

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy