Iran, 522 të vrarë në protesta/ Mes viktimave 70 fëmijë dhe 68 policë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Iran, 522 të vrarë në protesta/ Mes viktimave 70 fëmijë dhe 68 policë

Të paktën 522 persona janë vrarë përgjatë katër muajve të protestave kundër Qeverisë së Iranit, sipas raportimeve të një organizate me bazë në Shtetet e Bashkuara.

 

Të dhënat tregojnë se mes të vrarëve janë edhe 70 fëmijë si dhe 68 policë. Ndërkohë rreth 20.000 persona janë arrestuar, prej tyre 110 kanë akuza që mund të rezultojnë me dënime me vdekje,teksa deri më tani 4 protestues janë ekzekutuar.

 

Advertisement

Protestat nisën në shtatorin e vitit të kaluar dhe janë zhvilluar në më shumë se 160 qytete.

 

Protestat janë nxitur nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u arrestua nga policia me arsyetimin se nuk kishte vendosur si duhej hixhabin.

 

Advertisement

Autoritetet iraniane ende nuk kanë reaguar në lidhje me të dhënat për vdekjet dhe arrestimet te publikuara nga organizatat e huaja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy