Ish-ministri në Kazakistan rrahu për vdekje gruan e tij, video dokumenti që tronditi gjykatën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-ministri në Kazakistan rrahu për vdekje gruan e tij, video dokumenti që tronditi gjykatën

Ish-ministri i financave në Kazakistan akuzohet për vrasjen e gruas së tij.

43-vjeçari Kyaduk Bishibayev shërbeu si ministër i financave nga maji 2016 deri në fund të të njëjtit vit.

Sipas Daily Mail , gjyqi i Bishibayev është gjyqi i parë i vrasjes në vend që transmetohet në internet, pasi vdekja tragjike e 31-vjeçares shkaktoi një reagim zinxhir në ish-republikën sovjetike, me mijëra njerëz që nënshkruan peticionet për të ashpërsuar ligjet për dhunën në familje.

Bishibayev, i cili përballet me 20 vjet burg, fillimisht kishte pohuar në gjykatë se gruaja e tij vdiq nga plagët e vetëshkaktuara më 9 nëntor të vitit të kaluar.

Advertisement

Megjithatë, pamjet e kapura nga kamerat në një restorant në pronësi të një të afërmi të tij mohojnë pretendimet e tij.

Ai shfaqet duke e goditur partneren me grushte dhe shkelma dy orë para vdekjes së saj.

Të mërkurën e kaluar, Bishibayev më në fund pranoi në gjykatë se kishte abuzuar me të, duke pretenduar se nuk kishte ndërmend ta vriste.

Në deklaratën e tij fillestare ai ka deklaruar se 31-vjeçarja ka goditur aksidentalisht kokën në mur, gjatë një debati mes tyre.

Advertisement

Në një nga klipet e paraqitura në Gjykatën e Lartë të vendit, çifti shihet duke u grindur jashtë restorantit BAU në qytetin e Astanës.

Bishibayev shihet duke goditur gruan e tij, duke e tërhequr për flokë në tokë dhe më pas duke e goditur me shkelma 4 herë. Ndërsa ajo përpiqet të ngrihet, ai e kap atë për qafe dhe e godet fort në nofull, duke e bërë gruan të rrëzohet e trullosur. Më pas e godet sërish dhe e tërheq për flokë jashtë rrezes së kamerës. Në videon e dytë, nga ambienti i pritjes së restorantit, shihet se ish-ministri vazhdon të rrahë brutalisht gruan e tij, para se ta tërhiqte zvarrë në një dhomë.

Në një moment gruaja u përpoq të mbrohej duke vrapuar në tualet, por Bishibayev theu derën, e nxori jashtë dhe vazhdoi ta rrihte.

Advertisement

“Më pas e ka kapur nga qafa dhe e ka shtrënguar duke e bërë të humbasë ndjenjat”, sipas prokurorit në gjykim.

Saltanat Nukenova, e cila punonte si astrologe, u gjet e vdekur të nesërmen në mëngjes në një nga dhomat VIP të restorantit, me mjeken ligjore që ekzaminoi trupin e saj duke përmendur lëndimet në kokë si shkak të vdekjes.

Pasi vrau gruan e tij, Bishibayev thuhet se u ul i qetë për të shijuar vaktin e tij në vend që të thërriste një ambulancë.

Ish-ministri tha në gjykatë se e vetmja telefonatë që ka bërë ka qenë me një mikun e tij psikik. Mediat vendase raportuan se Nukenova kishte tentuar disa herë të largohej nga bashkëshorti i saj, i cili dyshohet se e abuzonte sistematikisht.

Gjyqi i Bishibayev ka tërhequr vëmendjen e kombit kazak, pasi shumë qytetarë e shohin Bishibayev si një simbol të elitës së korruptuar të vendit dhe shqetësohen se, pavarësisht provave dërrmuese kundër tij, ai mund të ikë me një dënim relativisht të lehtë.

Politikani u arrestua në janar 2017 me akuzën e ryshfetit dhe u dënua me dhjetë vjet burg, por tre vjet më vonë u lirua me vendim amnistie./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy