Ish-oficeri i inteligjencës amerikane: Putin po vdes nga kanceri, është rëndë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ish-oficeri i inteligjencës amerikane: Putin po vdes nga kanceri, është rëndë

Vladimir Putin është i sëmurë rëndë. Kështu ka bërë të ditur një -oficer i inteligjencës që tani punon për Pentagonin. Burimi i paidentifikuar thotë se presidenti i Rusisë ka kancer terminal në zorrë.

Besohet se fytyra e fryrë e Putinit, që është komentuar shumë ditët e fundit është një shenjë se ai është duke kryer kimioterapi. Burimi shton gjithashtu se shprehja e tij është për shkak se ai ka dhimbje të vazhdueshme.

Kjo mund ta ketë bërë atë më agresiv ose mund të jetë duke sulmuar Ukrainën pasi ai e di se po vdes dhe dëshiron të lërë një trashëgimi, pohon burimi. Ish-oficeri tha se analistët kanë studiuar 69-vjeçarin dhe besojnë se ai është i sëmurë rëndë.

“Në të kaluarën e kemi parë të buzëqeshë, por në vitin 2022 ka pak foto ku ai duket i lumtur. Vështrimi i tij sugjeron se ai ka dhimbje dhe njerëzit tanë thonë se shikimi i tij i zemëruar ka shumë të ngjarë të vijë si rezultat i vuajtjes së tij.

Advertisement

“Njerëzit tanë kanë besim se ai është i sëmurë, ai është i shqetësuar për Covid-in pasi mban stafin e tij në distancë”, thekson ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy