Jeff Bezos kaloi Elon Musk dhe u bë përsëri njeriu më i pasur në botë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Jeff Bezos kaloi Elon Musk dhe u bë përsëri njeriu më i pasur në botë

Jeff Bezos ka rifituar pozitën e njeriut më të pasur në botë, duke kaluar Elon Musk, sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg.

Pasuria neto e Bezos është 200 miliardë dollarë, ndërsa themeluesi i Tesla ka një vlerë neto prej 198 miliardë dollarësh.

Kreu francez i grupit luksoz LVMH, Bernard Arnault, mbetet në vendin e tretë në renditje, me një pasuri prej 197 miliardë dollarësh.

Musk, i cili gjithashtu drejton X (ish Twitter) dhe SpaceX, ka humbur më shumë se 30 miliardë dollarë pasi aksionet e Tesla kanë rënë 25% në muajt e fundit.

Advertisement

Bezos ka hequr dorë nga drejtimi i Amazon, por ka përfituar nga rritja e çmimit të aksioneve të gjigantit të teknologjisë së tregtisë elektronike.

Edhe pas shitjes së tij të fundit të aksioneve prej 8.5 miliardë dollarësh, ai mbetet aksioneri më i madh i Amazon.

Në vitin 2023, Bezos rekrutoi një ushtri ekspertësh të biologjisë molekulare dhe bioteknologjisë me synimin për të arritur pavdekësinë.

Përbërja e Laboratorit Altos përfshin, ndër të tjera, Jennifer Anne Doudna, fituese e çmimit Nobel në Kimi për vitin 2020, ose Hal Barron, një nga shkencëtarët kryesorë të kompanisë farmaceutike Glaxosmithkline.

Advertisement

I gjithë projekti drejtohet nga Juan Carlos Izpisua Belmonte, i cili u bë i famshëm për “përzierjen” e embrioneve të njeriut dhe majmunit./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy