“Kasapi” Kadyrov luan blofin, nuk është në Kiev

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kasapi” Kadyrov luan blofin, nuk është në Kiev

Të hënën, ai tha se ishte në Kiev, kur u shfaq në një video, i veshur me uniformë, me helmetë në kokë e i rrethuar nga njerëzit e tij.

Dje, u shfaq në Grozny, kryeqytetin e rajonit që ka nën kontroll, duke takuar sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Nikolai Patrushev.

Dy dalje aspak të zakonta në çështje 24-orësh. Një blof vallë?! Apo ka qenë realisht në kryeqytetin ukrainas lideri i çeçenëve? Ndoshta edhe në një datë të ndryshme…

Ramzan Kadyrov është një njeri i surprizave. Gjestet teatrale, i janë bërë të zakonshme.

Advertisement

Madje, disa ekspertë rusë, artikulojnë se protagonizmi i tij i shtuar, mund të mos shihet edhe me aq sy të mirë në Moskë. Kjo, edhe pse Kremlini ka nevojë për ushtarët e tij. Por, më shumë se sa për protagonizëm, ata duhen për të qenë “roje”.

Kadyrov u kontaktua edhe kur bëhej fjalë për luftën në Siri. Qytete të tëra arabe u mbikëqyrën nga njerëzit e tij. Një polici e vërtetë praktikisht.

Si të thuash, “banda” e Kadyrov-it, mund të cilësohet si një grupim i vogël Wagner, i cili mobilizohet edhe në Siri, Libi apo në sferën afrikane.

Pse është i rëndësishëm për çështjen e Ukrainës?

Të gjithë po e shohin se çfarë po ndodh në konflikt. Shpesh, publikohen video të tanqeve ruse të rrëzuara, apo qoftë edhe të avionëve. Po aq video, shihen edhe të mjeteve të braktisura nga forcat e Moskës, ndonjëherë edhe pa gjuajtur një predhë të vetme.

Advertisement

Njerëzit e Kadyrov-it janë përfshirë me këtë tematikë. Zyrtarët e lartë ushtarakë nën të, kanë dyshime mbi motivacionin e disa reparteve ushtarake ruse, të cilët nuk janë të gatshëm të gjuajnë kundër armikut.

Andaj, lajmi i vizitës së tij në Kiev, i vërtetë ose jo, mund të jetë lajmi, i cili mobilizon ushtarët rusë, pas vrasjes së shumë prej kolegëve të tyre.

Mobilizimi i një ushtrie do të ishte një lojë për Kadyrov-in.

Ai e ndjen veten shumë rehat mes të vdekurve. Akoma më rehat, e ndjen veten përkrah Putinit.

Advertisement

Car për car, Kadyrov-i ndoshta tek Putini, sheh edhe shëmbëlltyrën e asaj çfarë ai do të bëhet për çeçenët.

Por, në ushtrinë e tij, ka edhe nga përtej kufijve. Për shembull, mercenarë sirianë, janë futur në batalionin çeçen të Kadyrov-it. madje, disa prej tyre, mendohet se janë tashmë në rajonin e Donbass-it.

Nëse ai do të jetë pjesë e mësymjes, kjo duhet parë në vijim. Gjithsesi, disa pika opsionale janë ngritur.

E para, qëndron në mendimin se përfshirja e tij do të ishte kundërprodhuese. E dyta, se ai dhe ndjekësit e tij, nuk kanë përgatitjen e duhur ushtarake dhe do të shkërmoqeshin nga Ushtria e Ukrainës.

Advertisement

Por, Moska, do nuk do, do t’i përdorë, sepse do të kapë çdo pozicion të mundshëm që i ofrohet në Ukrainë.

Informacionet nuk duhen marrë gjithnjë të mirëqenë, por Kadyrov, minimalisht, është i interesuar për luftën. Maksimalisht, përfshirja e tij është bërë e pashmangshme tashmë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy