“Kërkohej nga Shqipëria për vrasje”, arrestohet shoferi pa patentë në Kretë, çfarë zbuluan hetimet e policisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Kërkohej nga Shqipëria për vrasje”, arrestohet shoferi pa patentë në Kretë, çfarë zbuluan hetimet e policisë

Policia greke ka arrestuar një person, i cili drejtonte një makinë pasagjerësh në zonën e Malevizit (Kretë) pa patentë.

Ai akuzohet për falsifikim dokumentesh, pasi i tregoi policisë një letërnjoftim fals.

Por pas hetimeve të kryera rezultoi se ndaj tij kishte një urdhër arresti ndërkombëtar për vrasje dhe armëmbajtje pa leje të ndodhura në Shqipëri në vitin 2014.

Mediet greke nuk bëjnë me dije origjinën e të arrestuarit.

Advertisement

Hetimet paraprake vijojnë nga Drejtoria e Policisë në Malevizi./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy