Kriza e ujit në Xhekson të Misisipit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Banorët në kryeqytetin e një prej shteteve më të varfra në Shtetet e Bashkuara janë ende pa ujë të pastër. Pas përmbytjeve të mëdha në Xhekson të Misisipit, impianti kryesor i trajtimit të ujit të qytetit pushoi së funksionuari. Kritikët thonë se çështja është më e thellë në qytetin kryesisht me ngjyrë, i cili siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi historikisht ka vuajtur nga racizmi dhe tani po përballet me krizën për ujë.

 

Anëtarët e Gardës Kombëtare shpërndajnë ujë të pijshëm, shumë të nevojshëm për banorët e Xheksonit në Misisipi.

 

Advertisement

Shiu i dendur dhe përmbytjet e fundit zhytën nën ujë pjesë të tëra në këtë shtet jugor.

 

Sistemi i ujit të qytetit dështoi pjesërisht dhe më shumë se 160 mijë banorëve të Xheksonit – shumica e tyre afrikano-amerikanë – u është dashur të marrin vetë masa, duke zier ujin që del nga rubinetet e tyre. Javën e kaluar, guvernatori i Misisipit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa banorët zunë radhën për ujë të pijshëm.

 

Advertisement

“Dua të falënderoj personalisht anëtarët e Gardës Kombëtare, të cilët janë aty për të plotësuar personelin e këtyre vendeve dhe duke bërë të mundur këtë operacion. Shërbimi i këtyre individëve është vërtet kritik për suksesin e kësaj përpjekjeje”, tha guvernatori republikan Tate Reeves.

 

Guvernatori Reeves tha gjatë konferencës së tij për shtyp se në Xhekson ishin shpërndarë gati tre milionë shishe ujë. Banorët ishin këshilluar tashmë të “zienin ujin” që nga korriku në një qytet me infrastrukturë të paqëndrueshme ujore dhe kërcënime në rritje për stabilitetin e tij.

 

Advertisement

“Ne po shohim jo vetëm vjetërsinë dhe konsumimin e sistemit tonë, por po shohim efektet e ndryshimit të klimës. Kemi dimër më të ftohtë, verë më të nxehtë dhe më shumë reshje. E gjithë kjo po dëmton infrastrukturën tonë ujore”, tha kryebashkiaku Chokwe Antar Lumumba.

 

Zyrtarët thonë se presioni i ujit vazhdon të përmirësohet në Xhekson, por kryebashkiaku i qytetit paralajmëron se tubat e vjetëruar mund të shpërthejnë. Guvernatori dhe kryetari i bashkisë vizituan impiantin e trajtimit të ujit javën e kaluar të shoqëruar nga administratori i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, FEMA.

 

Advertisement

“Agjencia jonë po përqëndrohet të sigurojë që ne mund të ofrojmë dhe mbështesim Agjencinë e Menaxhimit të Emergjencave të Misisipit me sjelljen e ujit të pijshëm të sigurt – ujë në shishe – ((dhe)) duke mbështetur operacionet e tyre, por më e rëndësishmja duke sjellë partnerët tanë federalë që mund të kuptojnë vërtet se çfarë do të duhet për ta rikthyer këtë impiant në kapacitetin e plotë operacional”, tha administratori i FEMA-s, Deanne Criswell.

 

Ndërsa banorët që mund të përballojnë dhe të gjejnë ujë në shishe vazhdojnë të ngarkojnë makinat e tyre, zyrtarët lokalë thonë se impianti i dëmtuar i trajtimit të ujit ka nevojë për një zgjidhje më të përhershme, më të drejtë dhe të shpejtë./voa

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy