Kufizim i internetit për fëmijët/ Kina prezanton planin për reduktimin e kohës së qëndrimit në telefon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kufizim i internetit për fëmijët/ Kina prezanton planin për reduktimin e kohës së qëndrimit në telefon

Administrata kineze për hapësirën  kibernetike ka prezantuar një plan për reduktimin e kohës së qëndrimit të fëmijëve në smartphone.Në rregullore thuhet se fëmijët nuk duhet ti përdorin telefonat nga ora 22 e mbrëmjes   deri ne 6 te mëngjesit.

 

Autoritetet kineze kane theksuar në rregullore se fëmijët e moshave 16-18 vjeç mund ta përdorin internetin  vetëm 2 orë në ditë, ndërsa  grupmosha 8-15 vjeç  vetëm një orë. Për te miturit nën moshën 8-vjeçare koha është edhe më e limituar, vetëm 40 minuta.

 

Advertisement

Ndërkohë nga rregulli mund të përjashtohen vetëm disa shërbime si për shembull aplikacionet të cilat janë për zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijëve.

 

Këto kufizime përbëjnë përpjekjen e fundit të Pekinit për ta luftuar varësinë ndaj internetit, një shqetësim veçanërisht për të rinjtë dhe fëmijët.

 

Advertisement

Autoritetet kineze kanë thënë se, diskutimet publike për këtë propozim do të mund të zhvillohen deri më 2 shtator, por nuk dihet se ende se kur do të nisë zbatimi I kësaj nisme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy