Lufta në Lindjen e Mesme, agoni për përgjigjen e Izraelit, roli i SHBA-ve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Lufta në  Lindjen e Mesme, agoni për përgjigjen e Izraelit, roli i SHBA-ve

Izraeli po shqyrton përgjigjen e tij ndaj sulmit të me raketa dhe dron të Iranit në territorin e tij.

Autoritetet në Izrael thanë të dielën vonë se nuk do të veprojnë menjëherë , por theksuan se forcat e tyre ushtarake do të qëndrojnë në gatishmëri të lartë dhe se udhëheqja izraelite ka miratuar ofensivën sulmues dhe mbrojtëse të ushrisë izraelite.

Dy anëtarë të kabinetit të luftës tre anëtarësh të Izraelit deklaruan se përgjigja e Izraelit ndaj sulmit të parë të drejtpërdrejtë të Iranit në tokën izraelite do të vonohet.

Deri në mbrëmjen e së dielës vonë, kryeministri Benjamin Netanyahu nuk bëri asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me ndonjë vendim.

Advertisement

Kabineti i luftës u mblodh për më shumë se gjashtë orë dje për të diskutuar një përgjigje të mundshme, por një zyrtar izraelit i njohur me bisedimet i tha Associated Press se nuk ishte marrë asnjë vendim.

Shumica favorizuan hakmarrjen , megjithatë ata nuk pajtohen për kohën dhe shkallën e hakmarrjes, raportoi Reuters, duke cituar zyrtarë izraelitë.

Kundëradmirali Daniel Haggari në një konferencë për shtyp zbuloi se planet për veprime sulmuese dhe mbrojtëse janë miratuar pas sulmit nga Irani.

“Në dy orët e fundit kemi miratuar planet operative si për aksionin sulmues ashtu edhe atë mbrojtës. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë shtetin e Izraelit dhe së bashku me partnerët tanë do të vazhdojmë të ndërtojmë një të ardhme më të sigurt dhe më të qëndrueshme për të gjithë Lindjen e Mesme”.

Advertisement

“Plani i tyre (iranit) dështoi,” shtoi ai.

Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad tha se pavarësisht parandalimit të sulmit, operacionet ushtarake nuk kanë përfunduar dhe Izraeli duhet të përgatitet për çdo skenar.

Ai shtoi se përgjigja e suksesshme nga forcat ajrore të vendit dhe disa aleatë është një mundësi e mirë për një “aleancë strategjike” të re kundër Iranit.

Vërejtjet e Gallant pasuan një deklaratë nga Benny Gantz, një anëtar i qeverisë së unitetit të Izraelit gjatë kohës së luftës, i cili tha: “(Izraeli) do të ndërtojë një koalicion rajonal dhe do të kërkojë llogari nga Irani në mënyrën dhe kohën që është e duhura për ne.”

Advertisement

Mediat izraelite raportuan megjithatë se përgjigja e pritshme e Izraelit ndaj Iranit do të jetë brenda 48 orëve të ardhshme. Përveç kësaj, një zyrtar amerikan konfirmoi se Izraeli i ka bërë të qartë Amerikës se nuk kërkon një përshkallëzim të madh me Iranin.
Politico citoi gjithashtu një zyrtar izraelit, i cili ka thënë se do të ketë një përgjigje ndaj Iranit që nuk do të çojë në një luftë gjithëpërfshirëse në Lindjen e Mesme.

Amerikanët e kanë bërë të qartë se nuk do të marrin pjesë në hakmarrje. Vihet re se SHBA-të mohuan se Teherani kishte paralajmëruar vendet e rajonit 72 orë para sulmit.

Tre skenarët

Nuk janë dy, por tre skenarë në tavolinë sot.

Advertisement

Në rastin “më të mirë”, Tel Aviv dhe Netanyahu do të pranojnë presionin dhe mesazhin nga Shtëpia e Bardhë dhe nuk do t’i përgjigjen drejtpërdrejt sulmit iranian. Izraeli në këtë rast do të mbajë në dorë një “kartë” shumë të rëndësishme me amerikanët dhe do të zgjedhë momentin në të cilin do ta “luajë”, edhe nëse do të thotë ta bëjë këtë për të rivendosur diçka nga marrëdhëniet e prishura me Uashingtonin.

Në skenarin më të “të keq”, Izraeli do të përpiqet gjithashtu për herë të parë në histori të godasë objektivat në Iran drejtpërdrejt nga toka e tij. Në këtë rast, Tel Avivi ka të ngjarë të shënjestrojë objektivat që kanë lidhje me sulmin e djeshëm, pasi është në doktrinën e vendit “të godasë përsëri ata që na godasin”. Në këtë rast, avionët luftarakë izraelitë ka të ngjarë të godasin bazat nga të cilat janë lëshuar drone dhe raketa balistike kundër vendit.

Në skenarin e pashmangshëm , Izraeli do të tentojë të sulmojë gjithçka dhe jo vetëm Teheranin, por edhe të gjithë partnerët e tij në Lindjen e Mesme. Në këtë rast, ka mundësi që pas dekadash të mos kemi vetëm një luftë arabo-izraelite, por një luftë asimetrike mes Izraelit dhe Iranit./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy