Mbahet në Bruksel takimi i ministrave të Jashtëm për Palestinën, Borrell: Bregu Perëndimor i pushtuar rrezikon të shpërthejë në çdo moment

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Mbahet në Bruksel takimi i ministrave të Jashtëm për Palestinën, Borrell: Bregu Perëndimor i pushtuar rrezikon të shpërthejë në çdo moment

Sot, të dielën, në Bruksel po zhvillohet një takim në nivel ministror i partnerëve ndërkombëtarë për Palestinën.

Takimi, i kryesuar nga Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Bart, dhe i organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, është një mundësi, siç thekson Komisioni në njoftimin e tij, për të shkëmbyer mendime mbi planet dhe prioritetet e palestinezëve.

Situata në Gaza ‘nuk mund të përshkruhet me fjalë’

Në deklaratat e bëra për shtypin përpara fillimit të takimit, Josep Borrell vuri në dukje se situata në Gaza “nuk mund të përshkruhet me fjalë”.

Advertisement

“Bregu Perëndimor i pushtuar rrezikon të shpërthejë në çdo moment. Ndërsa flasim, operacionet ushtarake izraelite vazhdojnë në dhe rreth Rafahut. Kufijtë kryesorë mbeten të mbyllur për dërgesat humanitare”, shtoi përfaqësuesi i lartë.

Në të njëjtën kohë, ai nënvizoi se në mesin e atyre që vuajnë në Gaza, ka dhjetëra pengje izraelite “të cilët nuk i harrojmë”.

“Gjatë orëve të fundit, ne kemi parë një breshëri të re raketash nga Hamasi kundër Izraelit. Edhe kjo duhet të ndalet”, tha ai.

Kryeministri palestinez Mohammed Mustafa vuri në dukje se Gaza ka kaluar një situatë shumë të vështirë, shumë shqetësuese me humbje humanitare.

Advertisement

Në fund, ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Espen Bart, foli për një “situatë dramatike” në Gaza dhe theksoi nevojën për një armëpushim.

“Ne gjithashtu duhet të kujdesemi më mirë për Autoritetin Palestinez që kemi sepse nuk ka alternativë . Mendoj se të gjithë jemi të bindur se nuk ka alternativë në planin afatgjatë për një zgjidhje me dy shtete. Një zgjidhje me dy shtete kërkon një qeveri palestineze”, theksoi ai./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy