Ministrat dhe deputetët e partisë “kryqëzojnë” Netanjahun/ Kërkojnë dorëheqjen e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ministrat dhe deputetët e partisë “kryqëzojnë” Netanjahun/ Kërkojnë dorëheqjen e tij

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu është “kryqëzuar” nga ministrat dhe deputetët epartisë së tij, të cilët kërkojnë largimin e tij nga pushteti, pas sulmeve në Rripin e Gazës, ku janë shënuar mbi 11 mijë viktima civilë.

 

Pas kritikave nga liderët Perëndimorë, mediat në Tel Aviv raportojnë se shumë shpejt mund të ketë një mocion mosbesimi për Netanjahun, për ta rrëzuar nga pushteti.

 

Advertisement

Sipas televizionit izraelit Channel 13, klasa politike në Izrael po diskuton të nesërmen pas luftës dhe të ardhmen e Netanjahut, saqë disa ministra dhe anëtarë të “Knesset” nga Partia Likud e kryeministrit po zhvillojnë konsultime për shkarkimin e tij.

 

Sipas raportimeve arsyeja pse deputetët e Likud-it po mbajnë një qëndrim të tillë është se nëse Netanyahu do të qëndrojë në krye të partisë dhe do të mposhtet në zgjedhjet e ardhshme, atëherë shumë prej tyre nuk do të ishin më pjesë e skenës politike.

 

Advertisement

Sakaq, edhe sondazhet e fundit të opinionit në Izrael tregojnë se Netanyahu dhe Partia e tij Likud po humbasin pushtetin, ndërsa Partia e Unitetit Kombëtar dhe lideri i saj Benny Gantz janë në rritje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy