Moska: Rrezikohet lufta SHBA-Rusi me armët që Perëndimi po i jep Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Furnizimet e armëve dhe municioneve të Perëndimit për Ukrainën shkaktojnë “gjakderdhje të mëtejshme”, janë “të rrezikshme dhe provokuese” dhe mund të çojnë “Shtetet e Bashkuara dhe Federatën Ruse në rrugën e konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak”:

 

Kjo ishte deklarata qe dha per Neësëeek ruse ambasadori në Shtetet e Bashkuara, Anatoli Antonov.

Qendrimi u mbajt pasi Biden nenshkroi ndihmen ne armatike qe SHBA do ti dergoje Ukrainen ku perfshihen drone vetevrasese, antitanke dhe armatim tjeter modern qe po perdoret nga ukrainasit kunder rusise.

Advertisement

 

Nderkohe, Presidenti amerikan Joe Biden ka nënshkruar ligjin që ndalon importet e energjisë nga Rusia dhe një ligj që ndërpret marrëdhëniet normale tregtare me Moskën.

 

Kjo është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë në një shënim. Dy masat, me të cilat Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të rrisin presionin ndaj Rusisë në përgjigje të pushtimit të Ukrainës, u miratuan nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy