Ndikimi i luftës në Rajon, ambasadorja shqiptare tregon për Vizion Plus situatën në Izrael, çfarë po ndodh

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ndikimi i luftës në Rajon, ambasadorja shqiptare tregon për Vizion Plus situatën në Izrael, çfarë po ndodh

Ambasadorja shqiptare në Izrael Meri Kumbe ka treguar për Vizion Plus se si paraqitet situata në Tel Aviv.

Në një intervistë për edicionin e lajmeve me Roland Zilin, Kumbe tha se një grup shqiptarësh, mes tyre edhe fëmijë janë evakuuar nga Izraeli për në Shqipëri.

Ajo shtoi se situata aktualisht është e qetë, por komuniteti shqiptaro-hebre ndihet i frikësuar.

Kumbe foli edhe për frikën që ekziston për një zgjerim të frontit të luftës në Rajon dhe më gjerë. Për këtë, ajo tha se pritet një deklaratë e kryeministrit Benjamin Netanjahu, pas përfundimit të mbledhjes me kabinetin qeveritar.

Advertisement

Intervista e plotë:

Si është situata e orëve të fundit, çfarë të rejash kemi lidhur me mbledhjen e kabinetit të luftës që pritet të ketë një vendimmarrje të rëndësishme jo vetëm për rajonin, por edhe nës shkallë më të gjerë…

Po është e vërtetë. Është ende në vijim mbledhja. Ka nisur rreth një orë më parë dhe pritet ende deklarata zyrtare e kryeministrit Netanjahu, por gjithësesi ministri i Mbrojtjes ka pak që ka dalë me një deklaratë duke thënë se ky është një moment që Izraeli duhet të bëhet bashkë me aleatët ndërkombëtar kundër Iranit dhe nuk do të ketë një përshkallëzim aktualisht. Ajo që do jetë versioni përfundimtar është deklarata që kryeministri Netanjahu do të japë brenda pak orëve në përfundim të mbledhjes së kabinetit.

Në Izrael ne e dimë që ka një komunitet të vogël shqiptarësh, me dy nënshtetësi apo edhe studentë. Së fundmi kemi patur edhe një grup zyrtarësh nga Shqipëria dhe biznesmenësh. Si e kaluan ata situatën e sulmit dhe ku janë ata aktualisht?

Advertisement

Janë nisur drejt Shqipërisë. Aktualisht në Izrael ka pasur shumë aktivitete ndërkombëtare, kryesisht të sektorit të turizmit dhe teknologjisë. Aktualisht, grupi prej 5 personash i turizmit është larguar nga vendi dhe kemi 2 persona që ishin pjesëmarrës në samitin ndërkombëtar të teknologjisë që janë ende në Izrale dhe pritet të largohen sapo të marrin njoftim nga kompania e tyre ajrore. I vetmi grup që është larguar nga Izraeli janë 10 fëmijët, për shkak se një pjesë e tyre janë minorenë nën 18 vjeç, nxënës të shkollës së mesme ndërkombëtare në Izrael dhe prindëqrit gjykuan që fëmijët të kthehen mbrapsht dhe me një përpjekje të kordinuar arritën që me biletat e tyre të shkonin. Situata është krej e qetë në Izrael. Mbrëmja e djeshme ka qenë e gjatë dhe të gjithë jemi gjetur në gatishmëri. Flas këtu për stukturat e shtetit shqiptar, duke nisur që nga ministri i Punëve të Jashtme dhe ekipi brenda saj. Nuk kemi pasur shumë kërkesa. Komuniteti shqiptaro-hebre janë mirë, por të shqetësuar./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy