Nikollë Lesi i revoltuar, thirrje Edmond Budinës: Ambasadorët janë mashtrues?! Kërkoji opozitës o të pushtojë sheshet ose të iki si OJQ!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nikollë Lesi i revoltuar, thirrje Edmond Budinës: Ambasadorët janë mashtrues?! Kërkoji opozitës o të pushtojë sheshet ose të iki si OJQ!

Gazeta “Koha Jonë” e botuesit Nikollë Lesi shpërthen në sulme kundër ambasadorëve, të cilët i quan mbështetës të Edi Ramës.

Pasi ka akuzuar partnerët tanë ndërkombëtarë se i dhanë Ramës drejtësinë dhe nuk thanë asnjë fjalë për kanabizimin e vendit, gazeta afër LSI te Metës i kërkon Edmond Budinës që t’i bëjë thirrje opozitës të nxjerrë popullin në rrugë ose të largohej si OJQ.

“I dashur z. Budina dhe ju artistë!

Akoma nuk jeni ngopur akoma me gënjeshtrat dhe mashtrimet e ambasadorëve?

Advertisement

Nuk ju mjaftuan 4 vite për të parë si ia dhanë drejtësinë e “re” Ramës në dorë duke u tallur me kushtetutën tonë në mënyrë tinzare?

Harruat që nuk thanë një fjalë për kanabizimin dhe drogen? As për zgjedhjet moniste të 30 Qershorit, ata nuk folën.

As kur mori gjithë pushtetet Edi Rama, ata ambasadorët, nuk folën! Vetëm kur hidhej ndonjë shashkë nga opozita para kryeministrisë ata dilnin me deklarata kundër popullit të revoltuar.

Tani drejtohuni popullit dhe kërkojini opozitës, o të marrë drejtimin e uraganit popullor o të zhduket nga faqja e dheut si një OJQ qesharake!

Advertisement

Këtë duhet të kërkoni zoti Budina, pasi pas kësaj nuk ka më asnjë shpresë për demokraci!

Nëse opozita dhe lidershipi opozitar nuk nxjerrin popullin në rrugë kundër kësaj qeverie mafioze, siç thoni Ju dhe krejt populli, atëhere të ikin nga skena krejt opozita e sotme!

Këtë duhet të kërkoni zoti Budina!”, shkruan gazeta e Lesit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy