Paralajmëron Irani: Asnjë ambasadë izraelite nuk është më e sigurt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Paralajmëron Irani: Asnjë ambasadë izraelite nuk është më e sigurt

Një këshilltar ushtarak i udhëheqësit të lartë të Iranit , Ayatollah Ali Khamenei, paralajmëroi sot se asnjë ambasadë izraelite nuk është më “e sigurt”, pasi shtatë ushtarë iranianë u vranë në një bastisje që mendohet të jetë iniciuar nga Izraeli kundrejt një ndërtesë diplomatike iraniane në Damask.

“Asnjë ambasadë izraelite nuk është më e sigurt ,” tha gjenerali i Gardës Revolucionare Yahya Rahim Safavi.

Teherani është zotuar se do t’i përgjigjet shkatërrimit që ndodhi të hënën e kaluar nga sulmet ajrore. Sipas Teheranit, Izraeli ka kryer sulme kundër ambasadës iraniane në Damask, në Siri, ku mbetën të vrarë shtatë anëtarë të Gardës Revolucionare, duke përfshirë dy të rangut të lartë.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve nga bastisja ishte 16, sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut . Safavi nënvizoi se Teherani e konsideron konfliktin me Izraelin si një ” të drejtë të vlefshme dhe legjitime “./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy