Parlamenti gjerman pranon ndryshimin e kushtetutës për investime ushtarake

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parlamenti gjerman pranon ndryshimin e kushtetutës për investime ushtarake

Ligjvënësit gjermanë ranë dakord të ndryshojnë kushtetutën, duke i hapur rrugën një investimi historik prej 100 miliardë eurosh (107 miliardë dollarë) në ushtri.

 

Fondi special për ushtrinë u njoftua nga kancelari Olaf Scholz disa ditë pas pushtimit rus të Ukrainës, duke argumentuar se ishte një “pikë kthese në histori”.

 

Advertisement

Ndryshimi kushtetues ishte i nevojshëm për financimin e investimeve të mëdha ushtarake nëpërmjet kredive. Kushtetuta gjermane normalisht kufizon shumën e borxhit të ri që një qeveri mund të marrë përsipër.

 

Propozimi arriti në shumicën e dy të tretave të kërkuara në dhomën e ulët, ose Bundestag, të premten pas një marrëveshjeje midis partive të koalicionit të qendrës së majtë dhe opozitës konservatore.

 

Advertisement

Amendamenti kushtetues kërkon gjithashtu një shumicë prej dy të tretash në dhomën e lartë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy