Parlamenti i Britanisë duhet të “vrasë” projektligjin e Rishi Sunak për degdisjen e emigrantëve në Ruanda

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Parlamenti i Britanisë duhet të “vrasë” projektligjin e Rishi Sunak për degdisjen e emigrantëve në Ruanda

The Economist

Rishi Sunak erdhi në pushtet si kryeministër i Britanisë së Madhe me zotimin se do të përmirësonte treguesit makroekonomik, do të rivendoste standardet etike dhe do të rregullonte marrëdhëniet me aleatët e Britanisë.

Përtej këtyre tri zotimeve të bujshme, vëmendje mori edhe çështja e emigrantëve, teksa kur ai kandidoi për herë të parë për udhëheqjen e Partisë Konservatore në verën e vitit 2022, ai premtoi zgjidhjen e këtij fenomeni.

Qeveria e Johnson kishte arritur një marrëveshje për të deportuar në Ruandë azilkërkuesit që mbërrijnë në Britani me varka të vogla. Kjo perspektivë, sipas mbështetësve të kësaj strategjie, do t’i pengonte njerëzit, që aspirojnë jetën në Britaninë e Madhe, të kalojnë ilegalisht Kanalin Anglez.

Advertisement

Ndonëse Sunak erdhi në krye të qeverisë britanike, marrëveshja me Ruandën për emigrantët nuk gjeti kurrë zbatim. Plani u shpall i paligjshëm nga Gjykata e Lartë e Britanisë më 15 nëntor me argumentin se Ruanda nuk ishte një destinacion i sigurt për dërgimin e azilkërkuesve dhe shkeleshin të drejtat themelore të njeriut.

Statistikat tregojnë një ulje të numrit të varkave që kalojnë në kanalin e La Manshit për shkak të tjera masave, por kjo nuk ka mjaftuar që Rishi Sunak të heq dorë nga plani për dërgimin e emigrantëve në Ruandë.

Më 5 dhjetor ai prezantoi një projekt-ligj të krijuar për të tejkaluar çdo pengesë ligjore të artikuluar nga togat e zeza dhe për të konkretizuar marrëveshjen.

Premtimi i Sunak për Ruandën është thellësisht i papërgjegjshëm në tre mënyra. E para ka të bëjë me vetë politikën, e cila arrin të jetë sa e pazbatueshme dhe joparimore. Britania i ka paguar deri më tani Ruandës 302 milionë dollarë, ose 2.3% e PBB-së së Ruandës, pa dërguar asnjë emigrant të vetëm. Nuk ka asnjë provë të vërtetë që do të kishte një efekt parandalues nëse plani do të gjente zbatim. Dëshira e qeverisë për të dëbuar njerëzit në një vend autokratik që gjykatat britanike e kanë gjetur të pasigurt është e turpshme.

Advertisement

Qeveria pretendon se një marrëveshje tjetër e arritur me Ruandën më 6 dhjetor merret me shqetësimet e Gjykatës së Lartë. Projektligji i ri përcakton se vendimmarrësit, përfshirë gjyqtarët, duhet ta trajtojnë përfundimisht Republikën e Ruandës si një vend të sigurt; ai gjithashtu i pengon gjykatat të zbatojnë elementet e Aktit të të Drejtave të Njeriut, i cili zbaton Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Britani, kur kanë të bëjnë me të dëbuarit nga Ruanda.

E gjithë kjo arsyetohet me argumentin se Parlamenti mund të bëjë dhe të zhbëjë çdo ligj që dëshiron. Por, fakti që mundet nuk do të thotë se duhet. Parlamenti ka kërkuar prej kohësh të nxjerrë ligje në përputhje me parimet e tjera që janë themelore për sundimin e ligjit: mes tyre aftësinë e gjykatave për të rishikuar vendimet e ekzekutivit, mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe respektimin e detyrimeve të së drejtës ndërkombëtare të Britanisë.

Sunak është i gatshëm ta bëjë këtë pjesërisht për shkak të një forme të tretë papërgjegjshmërie, që është ngritja e shqetësimeve të konservatore përsa i përket organizimit të qeverisjes.

Ruanda filloi si një trill politikash, të cilin tanimë Sunak po e përdor në favorin e tij. Si rezultat, ai e ka gjetur veten duke mbrojtur një pozicion ekstrem.

Advertisement

Një grup i mbështetësve konservatorë ka deklaruar se projektligji lë ende shumë rrugë të hapura për azilkërkuesit individualë për të apeluar kundër dëbimit. Disa nga radhët e Konservatorëve do të dëshironin që Britania të tërhiqej tërësisht nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Mundësia që konservatorët të humbasin zgjedhjet e ardhshme nxit një radikalizëm të tillë. Të qenit purist në Ruandë mund të jetë i dobishëm për të fituar mbështetjen e anëtarëve konservatorë, të cilët do të bëjnë zgjedhjen përfundimtare për liderin e ardhshëm të partisë.

Deputetët kanë debatin e tyre të parë thelbësor mbi projektligjin e Ruandës këtë të martë. Një disfatë për qeverinë do të shkatërronte autoritetin e Sunak. Asnjë projektligj qeveritar nuk është dështuar në këtë fazë të procesit legjislativ që nga viti 1986. Javë, madje edhe muaj, luftime të brendshme konservatore po afrohen ndërsa projektligji pritet të kalojë për miratim në Parlament. Sunak po përdor një projekt-ligj thellësisht të “kryqëzuar” gjerësisht nga drejtësia dhe jo vetëm, ndaj e vetmja zgjidhje është që deputetët ta “vrasin” me votën kundër./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy