“Pedro mos u dorëzo”, kryeministri i Spanjës njofton sot nëse do të japë dorëheqjen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Pedro mos u dorëzo”, kryeministri i Spanjës njofton sot nëse do të japë dorëheqjen

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez pritet të njoftojë këtë të hënë nëse do të japë dorëheqjen.

Të mërkurën, kreu socialist njoftoi se po anulonte të gjitha angazhimet zyrtare për të reflektuar për të ardhmen e tij.

Ai e mori vendimin pasi një gjykatë hapi një hetim ndaj gruas së tij pas  pretendimeve për korrupsion.

Sánchez ka këmbëngulur se akuzat janë një fushatë ngacmimi e orkestruar nga mediat e krahut të djathtë.

Advertisement

Kryeministri do të mbajë një fjalim publik në orën 11:00 me orën lokale.

Akuzat kundër gruas së Sánchez, Begoña Gómez u ngritën nga organizata Manos Limpias (Duart e Pastra), e udhëhequr nga një njeri i lidhur me të djathtën ekstreme të quajtur Miguel Bernad.

Megjithatë, të enjten, prokurori publik i Madridit bëri thirrje që hetimi të mbyllej për mungesë provash dhe Manos Limpias gjithashtu pranoi se akuzat mund të ishin të rreme sepse ato bazoheshin në histori të gazetave në internet, njëra prej të cilave tashmë është dëshmuar të jetë e rreme.

Në përgjigje të njoftimit të zotit Sanchez të mërkurën, një seri demonstratash u mbajtën në mbarë Spanjën gjatë fundjavës, duke bërë thirrje që kryeministri të vazhdojë në postin e tij.

Advertisement

Mbështetësit socialistë udhëtuan me autobus nga i gjithë vendi për të marrë pjesë në një demonstratë mbështetjeje jashtë selisë së PSOE (Partisë Socialiste) në Madrid, duke brohoritur “Pedro, mos u dorëzo” dhe “Ti nuk je vetëm”.

Sánchez mendohet se i ka kaluar pesë ditët e fundit në shtëpi me familjen e tij.

Opozita e ka akuzuar Sánchez, i cili drejton një qeveri koalicioni, se kërkon të mobilizojë mbështetje si pjesë e një strategjie politike dhe se ai mund të thërrasë një mocion besimi për të konsoliduar pozicionin e tij ose për të thirrur zgjedhje.

Megjithatë, brenda Partisë Socialiste ekziston një shqetësim i vërtetë se ai mund të largohet./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy