Përzierja e Sinovac me vaksinën tjetër kineze CanSinoBIO krijon më shumë antitrupa

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përzierja e Sinovac me vaksinën tjetër kineze CanSinoBIO krijon më shumë antitrupa

Një studim kinez që po shikonte përzierjen e vaksinave COVID -19 tregoi se marrja e një doze përforcuese të vaksinës së zhvilluar nga kompania farmaceutike CanSino Biologics pasi një ose dy doza të vaksinës së Sinovac Biotech jepte një përgjigje shumë më të fortë të antitrupave, sesa një dozë të tretë Sinovac.

Studimi është ndër analizat e para në Kinë, që u kryen pasi vendi tha se do të përdorte injeksione përforcuese në grupe të veçanta. Pjesëmarrësit që morën një CanSinoBIO (6185.HK), doza përforcuese tre deri në gjashtë muaj pas një doze të dytë në Sinovac treguan se kishin më shumë antitrupa se ata që morën Sinovac.

Studimi analizoi të dhënat nga rreth 300 të rritur të moshës 18-59 vjeç. Ekspertët nuk vlerësuan mbrojtjen natyrale të COVID-19 dhe nuk testoi antitrupat neutralizues kundër variantit më të transmetueshëm Delta, kështu sipas tyre duhet që ky studim të zhvillohet.

Më shumë se 1.4 miliardë doza të vaksinës Sinovac janë administruar globalisht, e rreth tre të katërtat e tyre në Kinë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy