Piloti i “Boeing 737” zbulon sekretet për t’i mbijetuar një aksidenti ajror

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Piloti i “Boeing 737” zbulon sekretet për t’i mbijetuar një aksidenti ajror

Dave Inch ka zbuluar disa detaje që mund të luajnë një rol kyç në mbijetesën e një aksidenti ajror. Mbijetimi i një aksidenti me avion, mund të duket i pamundur, por nuk është ashtu. Mund të ketë një shkallë të madhe vdekshmërie në raste të tilla, por vetëm pak ditë më parë 20 persona arritën të dilnin të gjallë nga një aeroplan që u rrëzua dhe shpërtheu në flakë pranë Houston në Teksas.

Dave Inch piloti legjendar i një Boeing 737 ka dhënë disa këshilla mbi atë që mund të bëni për të rritur shanset për të dalë gjallë nga një situatë e tillë e vështirë.

“ Hiqni çdo gjë të mprehtë që keni në xhepa, lironi rripin dhe nëse mbani shall ose kravatë, hiqeni. E njëjta gjë vlen edhe për këpucët me taka dhe syzet, pasi me rënien mund t’ju dëmtojnë”, tha fillimisht ai.

Sigurisht një nga gjërat më të rëndësishme është të lokalizosh paraprakisht se ku janë daljet e emergjencës dhe t’i llogaritësh ato në bazë të sediljeve, në rast se kabina është e mbushur me tym. Kjo është arsyeja pse ju duhet të keni një copë veshje pranë në mënyrë që t’ju ndihmojë të merrni frymë.

Advertisement

Në rast aksidenti në zonën e detit, vishni jelekun e posaçëm që ndodhet poshtë sediljes, por në asnjë rast mos e fryni përpara se të arrini në dalje. Së pari ju do të merrni më shumë hapësirë ​​kur përpiqeni të dilni dhe së dyti, nëse nuk arrini hapin dhe kabina mbushet me ujë, jaleku i shpëtimi do të ngjitet në majë të avionit .

Së fundi, piloti tregon diçka tjetër… mos bëni video. Nuk do t’ju ndihmojë të dilni gjallë. Nëse arrini të mbijetoni dhe të keni një dokument, padyshim që do të jetë një fazë e mirë, por me shumë mundësi do t’ju hajë kohë dhe do të zvogëlojë qëllimin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy