Pilula Merck redukton rrezikun e vdekjes nga Covid deri në 30%

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pilula Merck redukton rrezikun e vdekjes nga Covid deri në 30%

Merck & Co Inc njoftoi se pilula eksperimentale kundër Covid-19 ul me 30% rrezikun e shtrimit në spital dhe vdekjes, sipas të dhënave deri më tani. Kompania njoftoi se të dhënat për ilaçin molnupiravir, të zhvilluar në bashkëpunim me Ridgeback Biotherapeutics, i janë dorëzuar  FDA-së.

Një analizë afatmesme e të dhënave muajin e kaluar tregoi se 7.3% e atyre që morën molnupiravir dy herë në ditë për pesë ditë u shtruan në spital dhe askush nuk vdiq 29 ditë pas trajtimit. Këto të dhëna krahasohen me rezultatet e grupit të pacientëve që morën placebo, ku 14,1% kishin nevojë  të shtroheshin në spital.

Në të dhënat e përditësuara, 6,8% e atyre që morën molnupiravir u shtruan në spital dhe një person humbi jetën, ndërsa në grupin placebo shkalla e shtrimit në spital ishte 9,7%.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy