Polonia strehon ukrainasit/ Refugjatët e luftës priten në qytetet kufitare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Polonia strehon ukrainasit/ Refugjatët e luftës priten në qytetet kufitare

Sirenat e sulmit ajror u dëgjuan edhe këtë të premte në kryeqytetin ukrainas me 3 milionë banorë, ku shumë prej tyre u strehuan në stacionet e metrosë.

 

Rreth 100,000 njerëz u larguan drejt vendeve fqinje, pasi shpërthimet përfshinë qytetet kryesore ukrainase. Ndërkohë, dhjetëra refugjatë ukrainas kanë mbërritur në Poloni.

 

Advertisement

Një stacion treni në qytetin polak Przemisl, rreth 20 kilometra nga kufiri ukrainas, është shndërruar në një qendër ndihme për ukrainasit që kërkojnë strehim.

 

Ushqimi i ngrohtë po ofrohet së bashku me ndihmën në planifikimin e udhëtimit të tyre të mëtejshëm për t’u bashkuar me familjen dhe miqtë në pjesë të tjera të vendit.

 

Advertisement

“Jeta ime ka ndryshuar 100 përqind brenda një gjysmë dite. Por jam e lumtur qe kemi një vend ku mund të shkojmë.”

 

“Ndihem e sgurt këtu por nuk kam mundësi të ndihmoj të afërmit dhe miqtë që ndryshe nga unë nuk mund të largohen dhe janë në rrezik. ”

 

Advertisement

Frika po rritet për një krizë të mundshme refugjatësh në rajon pas pushtimit rus, me luftimet që vazhdojnë edhe këtë të premte, duke lënë pas viktima dhe të plagosur.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy