PPE kërkon përshpejtimin e procedurave për pasaportën e vaksinimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
PPE kërkon përshpejtimin e procedurave për pasaportën e vaksinimit

Partia Popullore Evropiane mendon se është i nevojshëm krijimi i një pasaporte vaksinimi. Kreu i grupit parlamentar të PPE, Manfred Weber i dërgoi një letër Presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, ku i thekson pikërisht këtë nevojë.

 

“Procedurat për pasaportën e vaksinimit duhet të përshpejtohen në mënyrë që të shmanget ndarja mes vendeve”, tha ai para gazetarëve.

 

Advertisement

Weber kërkoi edhe një regjim të rreptë të përbashkët për fluturimet nga vendet e treta, të cilat kanë mutacione të virusit, të tilla si Brazili ose Afrika e Jugut. Sipas tij, duhet vendosur karantinë për udhëtarët që vijnë nga zona të tilla.

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy