Putin “rrëmben” mandatin e radhës, gëzon pushtet më gjatë se kushdo që nga Stalini

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Putin “rrëmben” mandatin e radhës, gëzon pushtet më gjatë se kushdo që nga Stalini

Vladimir Putin është në pushtet prej 24 vitesh në një mënyrë ose në një tjetër dhe tani sapo ka “vulosur” pushtetin e tij edhe për 6 vite të tjera.

Ndërsa fiton mandatin e pestë, ai ka shërbyer tashmë 20 vjet si president dhe katër si kryeministër, kur ai konsiderohej gjerësisht si lider i vendit.

Në moshën 71-vjeçare, ai tashmë ka udhëhequr Rusinë më gjatë se çdo sundimtar që nga diktatori sovjetik Josef Stalin, i cili kaloi pothuajse 31 vjet në pushtet.

Kushtetuta e Rusisë u ndryshua në vitin 2020, duke rritur mandatin presidencial nga katër në gjashtë vjet dhe duke i dhënë Putinit një plan të pastër për të kandiduar përsëri duke anuluar mandatet e tij të mëparshme.

Advertisement

Teorikisht, ai mund të kërkonte një mandat të gjashtë dhe të vazhdonte deri në vitin 2036, gjë që do t’i jepte atij pushtet me te gjatë se Katerina e Madhe në shekullin e 18-të./vizionplus.tv/

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy