Konservatorët humbin mandatin e deputetit që mbanin prej 200 vitesh: Goditja e radhës do të jetë fatale për Johnson

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Konservatorët humbin mandatin e deputetit që mbanin prej 200 vitesh: Goditja e radhës do të jetë fatale për Johnson

Partia Konservatore në Angli ka humbur mandatin e deputetit në North Shropshire, të cilin e mbante prej 200 vitesh. Zgjedhjet e jashtëzakonshme në këtë zonë zgjedhore u mbajtën pas dorëheqjes së deputetit konservator, Owen Paterson, i cili mbante këtë post prej vitit 1997, për shkak se kishte shkelur rregullat e parlamentit duke lobuar.

Garën e fitoi Helen Morgan e Partisë Liberal Demokrate, e cila menjëherë pas konfirmimit të rezultatit tha: “Mbaroi festa!” për Boris Johnson.

Rezultati mbylli në mënyrën më të keqe të mundshme javën për kryeministrin anglez, i cili u kritikua pas festave të kabinetit të tij, ndërsa u përball edhe me rebelim të deputetëve të tjerë për shkak të masave të reja anti-Covid që u miratuan.

Deputeti konservator Sir Roger Gale e paralajmëroi se goditja e radhës do të ishte fatale për Johnson. Ndërsa kryetari i partisë, Oliver Doweden tha: “E di që votuesve u kishte ardhur në majë të hundës nga ne dhe na dhanë një shqelm të mirë. E kemi marrë mesazhin shumë qartë”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy