E infiltruar nga Agai, flet pas largimit Elsa Lila, tregon vështirësitë e misionit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E infiltruar nga Agai, flet pas largimit Elsa Lila, tregon vështirësitë e misionit

Elsa Lila ka reaguar për herë të parë pas largimit nga ferma. Ajo ishte e infiltruara e Agait, për të prishur rehatinë e fermerëve.

Elsa shprehu mirënjohjen për produksionin e fermës dhe tha gjithashtu vështirësitë e misionit të saj.

“Ka qenë një privilegj për mua, më se e bindur që kisha fatin të isha pjesë e edicionit të parë të fermës. Kisha kënaqësinë që të përjetoja izolimin në një kafaz të artë. Rrugëtimi im mbaron këtu, misioni im përfundon sot me shumë dhimbje se ferma ishte bërë shtëpia ime. Shpesh ndihesha në vështirësi për atë që bëja ndaj fermerëve. Besoj se publiku u argëtua, ndodhën disa dinamika të bukura”, tha Elsa. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy