Rregullat post-Brexit, krizë për karburantet në Britani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rregullat post-Brexit, krizë për karburantet në Britani

Konfrontimet fizike mes shoferëve për radhët e furnizimit me karburant janë bërë të zakonshme në Britaninë e Madhe. Ato janë pasojë e mungesave të theksuara të gazit, benzinës e naftës në këto pika, teksa kriza e karburanteve ka hyrë në javën e dytë. Qytetarëve u duhet të presin me orë të tëra në radhë për të furnizuar serbatorët e automjeteve, e në shumë raste largohen pa e mbushur.

Ndikimin kryesor në këtë situatë e ka Brexit-i dhe pandemia e COVID-19-ës. Rezervat kombëtare me karburant janë më se të mjaftueshme, por Britania e Madhe ka nevojë urgjente për rreth 100 mijë shoferë kamionësh, mes të cilëve edhe për drejtues të autoboteve, që furnizojnë pikat e karburantit.

Vendet e drejtuesve të kamionëve i zinin emigrantët nga vendet e Bashkimit Europian, por me hyrjen në fuqi të rregullave të reja, ato kanë mbetur bosh. Në  Britani nuk gjendet krah pune për këtë kategori. Pandemia po ashtu ka zgjatur procedurat e transportit. Kriza mund të zgjasë me javë e ndoshta edhe me muaj të tërë. Ka nga ata analistë që thonë se një situatë e tillë mund të shkaktojë destabilitet. Për momentin, furnizimin e karburanteve e ka marrë në dorë ushtria, por megjithatë numri i ushtarëve që kanë patenta për drejtimin e mjeteve të tonazhit të rëndë është shumë i ulët.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy