SHBA: Duam ta shohim Rusinë sa më të dërrmuar që të nis luftëra të tjera

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA: Duam ta shohim Rusinë sa më të dërrmuar që të nis luftëra të tjera

Shtetet e Bashkuara duan ta shohin Rusinë të “dobësuar” deri në atë pikë sa nuk mund të nisë luftëra të reja.

 

Kështu deklaroi kreu i Pentagonit, Lloyd Austin, duke folur pranë kufirit ukrainas në kthimin e tij nga vizita e befte në Kiev bashke me sekretarin e shtetit Antony Blinken.

 

Advertisement

“Ne duam ta shohim Rusinë të dobësuar në një shkallë të tillë që të mos mund të bëjë më gjëra të tilla si pushtimi i Ukrainës,” tha Austin.

 

Sekretari amerikan i Shtetit dhe Sekretari i Mbrojtjes Antony Blinken dhe Lloyd Austin shkuan në Kiev të dielën, cka ishte vizita e parë e liderëve amerikanë në Ukrainë që nga moment kur Rusia nisi të sulmojë Ukrainën.

 

Advertisement

Pas vizites në Kiev dhe takimeve me Zelenskynm, dy zyrtarët e lartë amerikan, u kthyen sërish në territorin polak.

 

Gjatë udhëtimit të tyre, Blinken dhe Austin njoftuan kthimin gradual të diplomateve maerikanë në Ukrainë duke filluar “këtë javë”.

 

Advertisement

SHBA premtoi ndihmë të mëtejshme direkte dhe indirekte prej më shumë se 700 milionë dollarë për Kievin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy