SHBA, nis shpërndarja e vaksinës Pfizer për fëmijët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA, nis shpërndarja e vaksinës Pfizer për fëmijët

Të shtunën në Shtetet e Bashkuara filloi shpërndarja e vaksinave Pfizer për fëmijët, e cila të premten mori autorizimin e Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve për përdorim urgjent tek fëmijët e moshës nga 5 deri 11 vjeç.

15 milionë doza të vaksinës Pfizer kundër Covid-19 për fëmijët u shpërndanë në qendrat e vaksinimit në Shtetet e Bashkuara, pasi FDA-ja dha miratimin për përdorim urgjent të vaksinës tek fëmijët e moshës 5 deri 11 vjeç.

“Veprimet tona sot, si dhe rekomandimi i CDC-së javën e ardhshme, do të na ndihmojë të mbyllim një kapitulli tjetër në këtë pandemi”, tha komisionerja në detyrë e Administratës së Ushqimit dhe Ilaçeve, Janet Woodcock.

Dhe kjo po ndodh përpara një rritje të mundshme të rasteve me Covid-19 këtë dimër.

Advertisement

Duke nisur nga e mërkura 28 milionë fëmijë mund të kenë të drejt të vaksinohen, një ditë pas miratimit të vaksinës edhe nga CDC-ja.

Spitali i fëmijëve në Teksas tashmë u lejon njerëzve të zgjedhin kohën kur mund të bëjnë vaksinën.

Që nga fillimi i pandemisë, rreth 6 milionë fëmijë janë diagnostikuar me Covid-19. Rreth 700 fëmijë dhe adoleshentë të moshës nën 18 vjeç kanë humbur jetën nga Covid-19.

“1/3 e fëmijëve të shtruar në spital kanë qenë pa probleme të tjera shëndetësore, kështu që nuk mund të parashikojmë paraprakisht se kush është në rrezik nga Covid-19”, thotë Dr. William Gruber, Zëvendës President i Studimeve Klinike dhe Zhvillimit të Vaksinave Pfizer.

Advertisement

Studimet tregojnë se vaksina Pfizer për fëmijët është 91 për qind efektive dhe nuk ka patur raporte mbi shqetësime serioze për sigurinë e saj.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy