SHBA vret një drejtues të ISIS/ Terroristi ishte përgjegjës për planifikimin e sulmeve në Europë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SHBA vret një drejtues të ISIS/ Terroristi ishte përgjegjës për planifikimin e sulmeve në Europë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer një sulm në Siri dhe kanë vrarë një udhëheqës të lartë të shtetit islamik, i cili besohet të jetë përgjegjës për planifikimin e sulmeve terroriste në Europë.

 

Lajmin e  ka bërë të ditur Komanda Qëndrore e SHBA, e cila përmes një njoftimi ka theksuar se nga sulmi nuk është prekur asnjë civil. Deri më tani nuk ka asnjë përgjigje nga Siria.

 

Advertisement

Sipas autoriteteve siriane vrasja e terroristit do të prishte përkohësisht aftësinë e organizatës për të ndërmarrë sulme të tjera.

 

Megjithatë Shtetet e Bashkuara shprehen se ISIS vazhdon të përfaqësojë një “kërcënim” për Lindjen e Mesme dhe pjesë të tjera të botës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy