SHBA zbut qëndrimin ndaj Kurtit/ “Është partneri ynë, por nganjëherë i vështirë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi të Evropës Juglindore, ka folur për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

 

Me tone më të zbutura   Escobar  deklaroi   se Kurti është “partner i Shteteve të Bashkuara  ndonëse nganjëherë është partner i vështirë”.

 

Advertisement

“Zoti Kurti është partner i yni. Nganjëherë është një partner i vështirë, por është partner. Kosova është partnere jona. Serbia është partnere jona. Pra, në të ardhmen dëshirojmë të përfitojmë nga marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe nga përmirësimi i marrëdhënieve që kemi me Serbinë”

 

Escobar ka folur edhe për marrëveshjen e arritur në Ohër, ku ka nënvizuar se duhet të gjendet një mënyrë për të shtensionuar situatën e krijuar mes Kosovës dhe Serbisë.

 

Advertisement

“Kur u larguam nga Ohri, u larguam me optimizëm. Në dy muajt që kur arritëm atë marrëveshje, kemi pasur shumë kriza politike dhe do të thosha se të gjitha ishin të parashikueshme dhe mund të shmangeshin. Pra, ne duhet të gjejmë një mënyrë për të shtensionuar menjëherë proceset, për të shtensionuar situatën dhe menjëherë të kthehemi me fokusin në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Për Serbinë kjo do të thotë t’i jap fund bllokimit të Kosovës drejt integrimit evropian dhe ndërkombëtar. Për Kosovën kjo nënkupton fillimin e procesit të zbatimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Duhet të punojmë në të dyja këto fusha”

 

Zyrtari amerikan theksoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojë të qëndrojnë të angazhuara në Ballkanin Perëndimor.

 

Advertisement

“Për Qeverinë amerikane, Ballkani Perëndimor mbetet një zonë me mundësi të jashtëzakonshme. Rajoni ka potencial për të qenë lider në IT, transport, energji, infrastrukturë, dhe madje edhe turizëm. Rajoni ka universitete të shkëlqyera, një fuqi punëtore të talentuar dhe një fuqi punëtore relativisht të re

 

Sipas të derguarti amerikan të gjitha vendet e  rajonit jane në rrugën e duhur  për të përmbushur kushtet për anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian deri në vitin 2030.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy