
Salla e mbledhjeve të Dëshmitarëve të Jehovait në Hamburg të Gjermanisë është sulmuar me armë zjarri. Mediat vendase raportojnë për të paktën gjashtë viktima nga sulmi me armë.
Autori i ngjarjes dyshohet se është në mesin e viktimave të sulmit.
Advertisement
Gjithashtu, u plagosun dhe një numër i pakonfirmuar njerëzish, ndërsa arsyeja e sulmit nuk dihet ende.
“Policët kanë dëgjuar edhe një të shtënë nga pjesa e sipërme e pallatit dhe janë ngjitur në katin e sipërm, ku kanë gjetur një person. Deri më tani nuk kemi të dhëna se ndonjë autor ka ikur”, raportoi zëdhënësi i policisë.
Advertisement
Ai tha se policia ende nuk i ka identifikuar viktimat dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.