Të vaksinua, por të izoluar/ Protesta masive në Zelandën e Re

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tjetër valë protestash ka shpërthyer në Zelandën e Re, ku mijëra njerëz kanë pushtuar rrugët e kryeqytetit Uellington këtë të enjte, duke kundërshtuar mbajtjen në fuqi të masave kufizuese.

 

Kufijtë ndërkombëtarë të vendit mbeten të mbyllur edhe pse 90% e popullsisë së Zelandës së Re, janë plotësisht të vaksinuar. Ndërkohë, rregullatori shëndetësor i dha dritën jeshile imunizimit të fëmijëve nga mosha 5 deri në 11 vjeç. Ky vendim ka nxitur më së shumti zemërim në radhët e qytetarëve.

 

Advertisement

Kurba e infeksioneve dhe vdekshmërisë nga Covid-19 prej muajsh vazhdon të jetë e ulët prandaj protestuesit e konsiderojnë të tepërt detyrimin për vaksinim, mbylljen e kufijve dhe masave të tjera.

 

Ata bëjnë thirrje për më shumë liri dhe vendime të arsyeshme nga ana e qeverisë.

 

Advertisement

Nën presionin në rritje, kryeministrja Jacinda Ardern lehtësoi shumicën e kufizimeve përpara pushimeve të Krishtlindjeve, duke braktisur strategjinë e saj për të jetuar me virusin duke u vaksinuar.

 

Mësuesit, punëtorët në sektorët e shëndetësisë dhe aftësisë së kufizuar, policia dhe sektorë të tjerë të shërbimeve publike duhet të vaksinohen detyrimisht edhe me dozën e tretë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy