Tërmeti në Tajvan, rritet numri i viktimave, 700 njerëz mbeten ende të bllokuar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tërmeti në Tajvan, rritet numri i viktimave, 700 njerëz mbeten ende të bllokuar

Njerëzit e bllokuar në tunele dhe në një hotel të largët janë shpëtuar në Tajvan nga ekipet e shpëtimit, të cilët janë ende në kërkim të të tjerëve të zhdukur pas tërmetit më të fortë të ishullit në 25 vjet.

Sipas bilancit të fundit, numri i të vdekurve po rritet pasi u gjetën dy trupa të tjerë, ndërsa shumë të tjerë mbeten të bllokuar në një park kombëtar pasi disa rrugë janë të pakalueshme për shkak të rënies së gurëve dhe rrëshqitjeve të dheut.

Rreth 50 pasgoditje u regjistruan gjatë natës, disa prej të cilave u ndjenë deri në Taipei. Ekipet e shpëtimit thanë se rreth 400 personat e bllokuar në një hotel luksoz në Parkun Kombëtar të Grykës Taroko ishin të sigurt dhe helikopterët po evakuonin të plagosurit dhe po u dërgonin ushqim të tjerëve.

“Shiu rrit rrezikun e rënies së shkëmbinjve dhe rrëshqitjeve të dheut, të cilat aktualisht janë sfidat më të mëdha”, tha So Yu-ming, kreu i një ekipi kërkimi dhe shpëtimi.

Advertisement

“Këta faktorë nuk janë të parashikueshëm, që do të thotë se nuk mund të themi se sa ditë do të duhen për operacionet e kërkim-shpëtimit”, shtoi ai.

Në të njëjtën kohë në qytetin Hualien, punëtorët filluan të përdorin një vinç për të prishur ndërtesën Uranus, e cila është anuar 45 gradë pas tërmetit dhe shembjes së gjysmës së katit të saj të parë.

Sipas agjencisë kombëtare të fatkeqësive, më shumë se 700 njerëz mbeten të bllokuar në tunele ose në zona të izoluara, por janë në kontakt me ekipet e shpëtimit. Tetëmbëdhjetë persona janë ende të zhdukur, tre prej të cilëve janë të huaj – Australianë dhe Kanadezë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy