Tifozë në stadiume? Dy kampionate ballkanike japin dritën jeshile

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tifozë në stadiume? Dy kampionate ballkanike japin dritën jeshile

Do të marrin guximin e do ta provojnë. Dy vende të Ballkanit, si Kroacia e Mali i Zi, kanë në plan rikthimin e publikut në stadiume, ndërsa përgatitet të rifillojë sezoni i futbollit.

Në Kroaci, parashikohet që kjo të ndodhë në gjysmëfinalen e parë të Kupës mes Slaven Belupo e Lokomotivës së Zagrebit, që pritet të luhet në 30 maj dhe një lajmërim të tillë, e bëri vetë Federata Kroate e Futbollit.

E përditshmja kroate, “Jutarnji List” shkruan se Federata dha lajmin e madh se do të përpiqet të kthejë në stadium lojtarin e 12-të. Pyetja bëhet: Përderisa njerëzit shkojnë në teatër, në kisha e në pishina, përse të mos shkojnë në stadium?

Te Lokomotiva e Zagrebit, luajnë disa futbollistë shqiptarë, si Myrto Uzuni, Jon Mersinaj, Indrit Tuci, Enis Çokaj dhe Lirim Kastrati, i huazuar nga Dinamo e Zagrebit dhe që bën pjesën në ekipin përfaqësues të Kosovës.

Advertisement

Edhe Mali i Zi nuk do të mbetet prapa. Ndeshjet e Ligës së Parë do të nisin të luhen me tifozë që këtë fundjavë. Kryeministri malazez, Dushko Markoviç, u shpreh me krenari se vendi i tij është i pari në Europë që nuk ka më Koronavirus, ndërsa informoi qytetarët në konferencën për shtyp: “Do të lejohen dasmat, pagëzimet, publik më i kufizuar se zakonisht në aktivitetet sportive”, – u shpreh kryeministri.

Liga e Parë malazeze ka 84 ditë e ndërprerë, ndërsa mbeten edhe 13 javë deri në përfundim. Buduçnosti i Podgoricës kryeson me 11 pikë më shumë sesa kampionia e dy viteve të fundit, Sutjeska./

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy