Tragjedia me teleferik/ Zgjohet i mbijetuari i vetëm, dhjetëra kërkesa për birësimin e 5-vjeçarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tragjedia me teleferik/ Zgjohet i mbijetuari i vetëm, dhjetëra kërkesa për birësimin e 5-vjeçarit

Rrëzimi i teleferikut në Itali, ku humbën jetën 14 persona, po merr përmasat e një akti kriminal.

 

Gabriele Tadini, shefi i shërbimit të teleferikut Mottarone hedh dyshime se frenat e emergjencës ishin çaktivizuar qëllimisht.

 

Advertisement

Sipas tij, sistemi i frenave të emergjencës kishte dalë jashtë funksionit.

 

Tadini i ka thënë prokurorit të Verbania, Olimpia Bossi, se kishte ndërhyrë vetë, duke vendosur vazhdimisht mekanizma për shmangien e vazhdueshme të bllokimit të frenave gjatë shërbimit normal të transportit të pasagjerëve, në mënyrë që të mos e rregullonin nga e para pasi kushtonte shumë.

 

Advertisement

I mbijetuari i vetëm I kësj tragjedie është Eitan, i cili ndodhet në njësinë e kujdesit intensive.

 

Kryebashkiakja bëri me dije se ka marrë kërkesa të shumta për birësimin e Eitan. Megjithatë, për të do të kujdesen të afërmit e tij.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy