Ukraina merr përgjegjësinë për shpërthimin e urës së Krimesë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ukraina merr përgjegjësinë për shpërthimin e urës së Krimesë

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, ka bërë atë që duket të jetë pranimi më i qartë se forcat ukrainase ishin përgjegjëse për një sulm tetorin e kaluar në urën që lidh Rusinë dhe Krimenë e pushtuar, raporton CNN.

 

Përmes një renditjeje të 12 arritjeve më të mëdha të Ukrainës përballë agresionit rus në 500 ditë lufte, ajo përmend edhe goditjen e urës së Krimesë.

 

Advertisement

“273 ditë më parë, ne filluam goditjen e parë në urën e Krimesë për të prishur logjistikën ruse”.

 

Mesazhi i Telegram përmend gjithashtu fundosjen e kryqëzorit Moskva dhe çlirimin e ishullit të gjarpërinjve.

 

Advertisement

Sulmi në urën e Kerçit, i cili ndërpreu lidhjet kryesore të transportit midis Rusisë kontinentale dhe gadishullit të aneksuar të Krimesë, jo vetëm që dha një goditje kundër përpjekjeve ushtarake të Rusisë në Ukrainë, por gjithashtu shkaktoi një goditje psikologjike për Moskën dhe një fitore të madhe propagandistike për Kievin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy